Nga thesari i Hasan El Basriut
Këshilla me vlerë të madhe nga Hasan el Basriu
24/05/2011 21:00
1.Mos prit kohë dhe ditë të qëlluar për mësim! Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qëlluar për mësim.
2. Mos kërko vend të përshtatshëm për mësim! Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i mësimit.
3. Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështirësitë dhe punët e veta.
4. Në një kohë të caktuar bëre vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia!
5. Pa e kryer një mësim që ke filluar, mos kalo në tjetrin!
6. Lëshimi pe gjatë një problemi është përtaci e maskuar. Dashuria ndaj punës lindet dhe forcohet përmes përballimit të ...
———
Mos u lidh për këtë botë
24/05/2011 20:59
Pasha All-llahun, nuk i është dhënë dikujtë ndonjë e mirë e
kësaj bote të cilën ai nuk e ka konsideruar si sprovë, e që pas kësaj
nuk e ka treguar veten me vepra të mira: feja e tij është gjymtuar,
ndërsa mendja e trazuar.
Ndërsa nuk ka pasur njeri të cilin e ka ruajtur All-llahu xh.sh.
nga kjo botë e ai nuk e ka marrë si të mirë për të, e të mos ketë
mbetur ashtu pa vepra të mira dhe mendim të drejtë.
Nuk ka ndonjë musliman që ka qenë i furnizuar ditë për ditë e
ai këtë të mos e ketë konsideruar si e mirë për të, e të mos ketë qenë
i paaftë në mendime:
I mbaj mend njerëzit që janë sjellë ndaj kësaj bote si ndaj
amanetit të dhënë në ruajtje, e në fund ia kanë kthyer ...
———
Thënie dhe këshilla të urta
24/05/2011 20:59
Kur e ka dëgjuar njërin se si mallkon: O Zot, shkatërroi
mëkatarët, Hasani ka thënë:
- Atëherë do të ndjehemi të vetmuar në rrugë dhe do të
zvogëlohet numri i atyre që veprojnë sipas dëshirës së vet.
Feja jonë është e fortë, ndërsa e vërteta është e rëndë. Njeriu
është i dobët dhe i pafuqishëm; prandaj le të ngarkohet aq sa mund
të bartë. Sepse nëse mbingarkohet me detyra të shumta, ekziston
frika nga pritesa dhe braktisja e punëve.
Sëmundja e pastron trupin siç e pastron zekati pasurinë.
Trupi që nuk di për sëmundje është sikur pasuria që nuk
pastrohet me zekat: në të nuk ka përparim.
Mendimi i drejtë dhe devotshmëria janë veprat më të mira.
Kush e rregullon jetën e...
———