Puberteti dhe shenjat e tij

27/05/2011 19:42


Definicioni i fjalës pubertet:


Fjala pubertet në kuptimin e saj gjuhësor (etimologjik) do të thotë: “ Pjekuri, apo më saktësisht: Arritja e organizmit zhvillimin e tij të plotë trupor dhe mendor ” (1)
Kurse sa i përket kuptimit fetar (terminologjik) të kësaj fjale, nuk ka mundur të hasi në ndonjë definicion konkret por sa kam mundur t’i shfletoj disa libra por them se edhe në këtë rast ai nuk dallon shumë nga definicioni i tij etimologjik, vetëmse duhet shtuar në fund se pasi të arrihet kjo moshë tek personi atëher ky person në fjalë është i obliguar me të gjitha obligimet fetare që janë të obliguar të rriturit. Atëher themi se kuptimi terminologjik i kësaj fjale mund të jetë kështu: (Arritja e organizmit zhvillimin e tij të plotë trupor dhe mendor pas të cilit obligohet personi nga Allahu me të gjitha detyrat fetare ).

Rëndësia e Tij

Për ta ditur vlerën dhe rëndësinë e çdo çështje - qoftë ajo fetare - apo jo, duhet së pari ta studiojmë atë dhe ta kuptojmë se kush ka folur dhe kush i ka kushtuar rëndësi asaj çështje, gjithashtu duhet ta dimë se çfarë roli luan të diturit e saj në shoqëri apo çfarë pasoja të këqija sjellë mosdija e sajë. E nëse do ti përgjigjemi të gjitha këtyre pyetjeve për temën tonë në fjalë do të thonim atë që vijon: Thamë kush i kushtoi rëndësi kësaj teme? e përgjegjja është: Rëndësi të duhur i kushtoi Allahu, xheleshanuhu, Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selam, e pas tyre edhe të gjithë dijetarët tanë të famshëm, Allahu i mëshiroftë. E njohja e saj dhe shenjave të saj na obligon disa obligime fetare të cilat do ti cekim pak më vonë. E mosnjohja e pubertetit dhe kohës së tij do të thotë moskryerja dhe anashkalimi i shumë obligimeve fetare që pasoj e lënjes së tyre është dënimi i Allahut. Është e vërtetë se nuk ka shumë për të folur në këtë temë, dhe gjithashtu kuptohet lehtë por duhet ta dimë se kjo nuk don të thotë se edhe nuk është e rëndësishme. A nuk e ke vërejtur se edhe ari është i vogël e ndoshta i pazbukuruar me lule por është i vlefshëm dhe i shtrejtë. Pra padyshim ai ka rëndësi të madhe në Islam duke pasur parasysh se pas moshës së pubertetit besimtari obligohet me të gjitha obligimet fetare pra siç është namazi, agjërimi, zeqati, haxhi etj etj, dhe gjithashtu ngriten ndaj tij aktakuza dhe dënimi nëse vepron ndonjë haram (ndalesë) fetare si p.sh.: nëse vjedh merr dënimin e merituar, nëse bën zina gjithashtu pason dënimi vepra këto që po ti kishte bërë para moshës së pubertetit nuk do të ishte dënuar. E së pari për ta argumentuar dhe vërtetuar atë që përmendëm do të ceki vetëm një hadith të Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selam, në të cilin thotë: “Është ngritur lapsi ( pra llogaria) nga tre llojë personash: Ai që është në gjumë derisa të zgjohet, fëmiu deri sa të hyjë në moshën e pubertetit dhe nga i çmenduri deri sa ti vie mendja e tij ” (Hadithin e transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxheh, Ahmedi, Hakimi, Ibn Hibani dhe të tjerë dhe e vërteton Ibën Hibani, Hakimi, Dhehebiu dhe dijetari i shekullit Albani ). (2)
Nuk ka temë apo rregull fetar i cili shtjellohet dhe studiohet nga dijetaret e të mos përmendet në fillim të tij se për kë është obligim e për kë jo.
Dikush prej tyre e përmend të veçantë pra si p.sh. thotë: “Namazi është obligim për çdo musliman i moshës së pubertetit” ... e dikush e përfshin pubertetin edhe mendjen apo logjikën në një term të përbashkët e ai është i obliguar pra thotë si p.sh.: “Namazi është farz për çdo musliman të obliguar ... e më të kuptojmë se namazi qenka obligim për çdo musliman, të menqur dhe të moshës madhore.
Pra që mos ta zgjasim shumë por po e perfundoj me fjalën përmbledhëse se kjo çështje është rol parësor dhe e pashkëputur nga asnjë temë dhe obligim fetar.

Pasojat pozitive që sjellë njohja e tij

Pa dyshim se çdo gjë që din njeriu qoftë ajo e mirë apo e keqe përfiton nga ajo, përfiton nga e mira duke punuar dhe duke u shërbyer me të dhe përfiton nga e keqja duke u ruajtur dhe u larguar asaj. Pra ky rregull vlen për çdo dituri qoftë ajo fetare apo jo, qoftë ajo e mirë tek Allahu apo tek njerëzit, por athua çfarë ta merrë mendja për një dituri të cilën ua obligoi Allahu ta dinë robërit e Tij dhe të punojnë me të a thua ka pasoja pozitive? Përgjigjja është se padyshim po ka dobi bile të shumta duke e vërejtur këtë në librat fetare, jeta e përditshme dhe duke u nisur nga rregulli i përgjithshëm i cili thotë: “اdo punë që na e obligoi Allahu ta punojmë dhe ta njohim atë ajo është punë e mirë e çdo gjë që na e ndaloi Allahu ta punojmë apo ta dimë ajo është e keqe”. E ka mundësi që dobitë e kësaj të mirë të shihen menjëherë apo pas disa kohe apo ti shohësh tek Allahu, xheleshanuhu, në botën tjetër, gjithashtu kjo fjalë vlen edhe për të ndaluarat dhe pasojat e tyre negative.

E prej pasojave dhe dobive pozitive të njohjes së pubertetit duke e mos pasur parasysh përthakimin e kësaj çështje po i përmendim vetëm disa për ilustrim:
1. Pas moshës së pubertetit njeriu obligohet me të gjitha obligimet fetare që i takojnë një besimtari, e nëse i kryen atëher shpërblim të tij e ka Xhennetin e Allahut.
2. Hyn në moshën e burrave dhe nuk konsiderohet më prej fëmijëve.
3. I pranohet dëshmia dhe mund të hyjë dorzan.
4. Mirret në llogari para Allahut dhe para njerzëve për çdo vepër kundërligjore që bën.
5. Frymëzohet me ide burrërore dhe kupton obligimet e tij ndaj Allahut, vetës, familjes dhe të tjerëve.
Këto pra ishin disa dobi të përgjithshme që i cekëm e të tjera ka shumë, e sa i përket dobive të veçanta dhe që ndikojnë drejtëpërdrejtë tek njeriu janë akoma më të shumta, gjë për te cilin nuk do të flasim sepse nuk është ky qëllim kryesore i kësaj teme.

Pasojat negative nga mosnjohja e tij

Pasi që njohja e pubertetit dhe shenjave të tij kishte pasoja pozitive tek besimtari atëher padyshim është e kundërta nga mosnjohja e tij, pra ka pasoja negative.
E pasojë më e madhe dhe e pafalshme e kësaj gjëje është ajo se njeriu nëse nuk e di në vetën e tij moshën e pubertetit atëher ai e konsideron veten akoma të vogël dhe jo të obliguar me detyrat fetare që Allahu ia caktoi e njëhërit do ti bëj ato e kështu do të pasoj dënimi i Allahut - Zoti mos e dhashtë duke - menduar i mjeri se akoma është i ri dhe jo i obliguar. E nuk e di se të gjitha krijesat e Allahut mërziten dhe brengosen për të dhe për gjendjen e keqe të tij e para tyre mërzitet Allahu e ky rob i gjorë nuk mërzitet për veten e tij duke jetuar akoma në botën e ëndrrave.
Nuk i pranohet dëshmia dhe nuk i jepet pasuria për të vepruar si të dojë me të akoma jeton në botën e çudirave dhe nuk ka ide përparimtare e as frymëzim me ideologji të larta e të cilat mund ti bëjë dobi fesë së tij, vetëvetës dhe shoqërisë apo rrethit ku jeton. Pra ta themi shkurt e qartë: Islami nuk ka nevojë për burra që akoma mendojnë dhe jetojnë në botën e fëmijëve. E ky lloj njerzësish duhet të marrin shembull nga shokët e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selam e njëri prej tyre ishte Abdullah ibën Omeri i cili në moshën katërmbëdhjetë vjeqare kërkoi nga Prjgamberi, sal-Allahu alejhi ve selam, që ta lejoj të marrë pjesë në luftën e Uhudit por Pejgamberi e ktheu sepse ishte akoma i vogël, e kur kërkoi pjesëmarrje në luftën e Hendekut e pranoi pasi që i kishte mbushur pesëmbëdhjetë vjet. E ka persona në mesin tonë që ka frikë ta nxjerr një dhëmb apo ta marrë një injeksion. Pra këtu nuk është në pyetje dhimbja por frymëzimi dhe ideologjia me të cilën është rritur personi dhe e cila është mbjellur therrë në shpirtërat e disa personave, e të cilët kanë ndikuar negativisht edhe tek fëmijët e tyre saqë ka prej tyre që djalin e tij e konsideron akoma fëmijë dhe ja mbjellë në mendje idenë se akoma është fëmijë edhe pse ndoshta i është afruar moshës tridhjet vjeqare, sa që e ka bindur se nuk mund të bëj dhe nuk është i aftë për asgjë por i stërnevojshëm për prindin e tij. Zoti i drejtoftë këta persona.
Shënim:
Para se të fillojmë të flasim për temën në fjalë duhet shfrytëzuar rastin që tua sqarojmë lexuesve të dashur faktin se njeriu derisa nuk arrin moshën madhore apo moshën e pubertetit ai nuk është i obliguar me asnjë obligim fetar dhe se nuk merret nga ana e Allahut në llogari për çfardo vepre që bën, e argument për këtë që përmendëm kemi fjalën e Pejgambrit sal-Allahu alejhi ve selam që thotë: “Është ngritur lapsi ( pra llogaria ) nga tre llojë personash:1. Ai që është në gjumë derisa të zgjohet, 2. I çmenduri derisa ti vie mendja e tij dhe 3. Fëmiu derisa të rritet e në një transmetim deri sa të hyjë në moshën e pubertetit”
Hadithin e transmeton Ebu Davudi (nr. 4398), Nesaiu (3423), Ibn Maxheh (2041), Darimiu (2/171), Ibn Hibani (1496), Ibn Xharudi (fq. 77), Hakimi (2/59), Ahmedi (6/100), Ebu Jala dhe thotë Hakimi se hadithi është i vërtet sipas kushteve të Imam Muslimit, të njëjtën fjalë e thotë edhe Imam Dhehebiu gjithashtu edhe Albani. (3)
Pra nga hadithi kuptojmë se fëmiu nuk është i obliguar me asnjë obligim fetar derisa të arijë moshën e pjekurisë, kurse pas kësaj moshe llogaritet për çdo të mirë dhe të keqe.
E në anën tjëtër kjo nuk do të thotë se fëmiu nuk shpërblehet nëse ai punon ndonjë vepër sa është i vogël. Pra nëse kryen ndonjë urdhër fetar para moshës së pubertetit ai do të shpërblehet për të dhe do ti shënohet kjo punë në librin e tij të punëve të mira, por i konsiderohet si nafile (punë vullnetare) e jo si obligim. Nëse ai ka qenë në Haxh gjatë kësaj kohe nuk don të thotë se ai e ka kryer kushtin e pestë të Islamit (Haxhin) por kjo vepër i konsiderohet nafile e pasi të arrijë moshën madhore është i obliguar që prapë të bëj Haxh. Argument për këtë që thamë është rasti i Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selam, kur e pyeti një grua: “O Pejgamber a ka Haxh për fëmiun tim dhe e ngriti fëmiun e vogël që ta shihte Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selam?
E Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selam, i tha: Po dhe për ty do të ketë shpërblim. (4) Nga kjo kuptojmë se fëmiët nuk duhet ti ndalojmë nga adhurimet nëse ata kanë dëshirë dhe mundësi me preteks se akoma janë të vegjël, nuk e kanë obligim dhe njëherit nuk kanë shpërblim, por kanë shpërblim jo vetëm ata por edhe ne nëse u japim guxim dhe kurajo për një gjë të tillë.

Shenjat e pubertetit tek dy gjinitë

1. Ejakulimi apo dalja e spermës pa marrë parasysh zgjuar apo në gjumë. Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selam, “Është ngritur lapsi ( pra llogaria ) nga tre llojë personash: Ai që është në gjumë derisa të zgjohet, i çmenduri deri sa ti vie mendja e tij dhe fëmiu deri sa të rritet e në një transmetim deri sa të hyjë në moshën e pubertetit” (5)
Gjithashtu mund të argumentohemi për këtë çështje me ajetin Kur’anor ku thotë Allahu: “ E kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan të tjerët para tyre ” (En Nur: 59). Pra kupojmë nga ajeti se para moshës së pjekurisë fëmijët nuk janë të obliguar me obligime fetare por as edhe me kërkim leje për të hyrë në shtëpitë e të tjerëve, kurse pasi të arrijë moshën e pjekurisë atëherë obligohet edhe me kërkim leje për hyrje tek të tjerët. E shënova hadhitin para ajetit sepse argumenti me të është më i qartë për këtë dispozitë.
Thotë Ibën Haxheri: Të gjithë dijetarët janë dakord se ejakulimi te meshkujt dhe femrat është shenjë me të cilën obligohen ata pas saj me të gjitha adhurimet, ndalesat dhe të gjitha obligimet e tjera.
Pa marrë parasysh ky ejakulimi a është gjatë marëdhënjeve intime apo jo, zgjuar apo në gjumë. Gjithashtu thotë se kanë rënë dakord se mënyra e marrjes vesh te ejakulimi në gjumë është gjetja e shenjave të spermës në petka. (6)
2. Dalja e qimeve rreth organeve gjenitale dhe nën sjetull. E argument për këtë është hadithi apo rasti i Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selam me jehudët e Beni Kurejdhas të cilët kur i zu rob kërkoi mendimin e shokëve të tij se ç'farë të bëj me ta, e Ebu Bekri, radijAllahu anhu, i tha që burrat ti mbytë kurse fëmijët jo, e shenjë të dallimit mes të rriturve dhe fëmijeve e konsideruan daljen e qimeve rreth organeve gjenitale. Transmeton Atij el Kuredhiju i cili thotë: Na ndalën para Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selam, ditën kur gjykoi Sa’di në ne e kush kishte apo i kishin dalur qimet rreth organeve të turpshme vritej e kush jo lihej gjallë, e dyshuan në mua a jam i moshës së madhe apo jo e për ta vërtetuar mi hoqën teshat e pasi e panë se akoma nuk kam qime më lanë të gjallë dhe tani ja unë jam në mesi tuaj. Transmeton hadithin Imam Buhariu në librin e tij “Tarihul Kebir ”, Ebu Davudi 4044, Tirmidhiu 1584, Nesaiu 3429, 3430, 3996, Ibnu Maxhe 2541 dhe Hakimi është vërtetë e thotë Imam Tirmidhiu për të se është i mirë, i vërtetë. Thotë dijetari Adhim Abadi se dalja e qimeve rreth organeve gjenitale është shenjë e pjekurisë. (7)
Kurse Tirmidhiu thotë: Me këtë shenjë kanë punuar disa dijetarë, nëse nuk dihet a ka ejakulim më parë apo sa vite i ka, e prej atyre dijetarëve janë Ahmed dhe Is’haku. (8)
E Ibën Haxheri thotë: Nëse nuk dallohet në mënyra tjera atëher konsiderohet kjo shenjë prej shenjave të moshës madhore tek Imam Maliku, Lejthi, Ahmedi, Is’aku, Ebu Theuri, kurse Shafiu e konsideron tek jobesimtarët kurse te besimtarët është e dyshimtë. (9) Kurse Hatabi transmeton nga Imam Shafiu se ka thënë që dalja e qimeve nuk konsiderihet shenjë e moshës së pjekurisë. (10)
E Mubarek Furi e konsideronte si shenjë një gjë të tillë . (11)
Pra sido që të jetë pasiqë ndodhi një gjë e tillë në kohën e Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selam, dhe se në këtë mënyrë i dalluan të rriturit nga të miturit, gjithashtu shumica e dijetarëve e konsideruan këtë gjë si shenjë të pjekurisë dhe se asnjë argument nuk ka ardhur në kundërshtim me të për ta mohuar të parin apo për të futur dyshim në të atëher duhet punuar me të edhe pse disa dijetar nuk ishin të këtij mendimi. Gjithashtu me këtë shenjë është punuar tek muslimanët pas Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selam.
Transmeton imam Dhehebiu në historinë e Ismail ibën Muhammedit se kur babai i tij Muhammedi iu bashkua kryengritjes së Ibën Esh'athit kundër kryetarit të muslimanëve AbdulMelik ibën Mervanit pasi Haxhaxhi e shpartalloi ushtrin e Ibën Esh'athit e mbyti edhe Muhammedin kurse Ismailin e dërgoi tek prijësi i muslimanëve në Damask, e ky i fundit ia fali këtë gjë dhe e liroi pasi e pa se akoma është i vogël sepse nuk i kishin dalur qimet rreth organit gjenital. (12)
Gjithashtu thotë Urve ibën Zubejri: Kur e rrethuan Uthmanin radij - Allahu anhu e njëri prej zullumqarëve deshi të futet mbrenda e ta mbytë, shkoi Abdullah ibën Zubejri dhe e mbyti e Urve thotë bërtita dhe u thashë shokëve të mi ky është vëllau im, e zullumqarët tjerë kur më dëgjuan më kapën dhe deshën të më mbysin por më liruan se akoma nuk më kishin dalur qimet rreth organeve gjenitale. (13)
3. Mbushja e moshës pesëmbëdhjet vjeçare.
Thotë Abdullah ibën Omeri, radijAllahu anhu: Kërkova nga Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selam që të më lejoj të luftoj në betejen e Uhudit por nuk më lejoi, e atëher i kisha katërmbdhjetë vite, e kur kërkova një gjë të tillë në luftën e Hendekut më lejoi e veçse i pata mbushur pesmbëdhjetë vite. (14)
Kurse Imam AbduRrezaku, Ebu Avane dhe Ibën Hibani shtojnë pas fjalës (Kërkova të më lejoj të luftoj në betejen e Uhudit por nuk më lejoi dhe tha se akoma jam fëmijë e nuk jamë i moshës së pubertetit). (15)
Thotë Nafiu: Kur e takova Omer ibën AbdulAzizin pasi u bë prijës i muslimanëve ia transmetova këtë hadith e me tha: Ky me të vërtët është kufi i dallimit të fëmiut nga i rrituri dhe u shkroi prijësve të qyteteve që kush i ka mbushur 15 vite ta fusin në radhët e ushtrisë, kurse kush është nën këtë moshë futeni në rangun e fëmijëve. (16) . Thotë Urveh ibën Zubejr: Në betejën e Xhemelit më kthyen prapa mua dhe Ebu Bekër ibën Abdurrahmanin sepse na konsideruan të vegjël.
E Jahja ibën Meini thotë: E atë kohë kishin nga trembëdhjetë vite. (17)
Thotë Ibën Haxheri: Me ngjarjen e Omer ibën Abdulazizit argumentohet se kush ka arritur moshën pesëmbëdhjet vjeqare obligohet me detyrat e të rriturve edhe nesë akoma nuk ka ejakuluar. (18)
Gjithashtu të njëjtat fjalë i transmeton Hafidh Iraki nga Imam Bejhekiu për këtë çështje. (19)
Kurse në librin Fet-hul Vedud thotë se shumica e dijetarëve janë të këtij mendimi, si Imam Ahmedi, Ibën Kelbi, Buhariu, Muslimi, Bejhekiu, Neveviu, Ibën Haxheri, Adhim Abadi etj.
Thotë Tirmidhiu: Shumica e dijetarëve janë të këtij mendimi e ndër ta i cekë: Sufjan eth-Theurin, Abdullah ibën Mubarekun, Shafijun, Ahmedin, Ebu Is-hakun dhe të tjerë. (20) E nuk është i këtij mendimi Ebu Hanife por thotë se mosha e pjekurisë është tek mashkulli tetëmbëdhjetë apo nëntëmbëdhjetë vite kurse tek femra është shtatëmbëdhjetë vite (21).
Kurse MubarekFuri e cek në librin e tij se sipas një transmetimi edhe Ebu Hanife është me mendimin e Xhumhurit (22)
Pra mendimi i saktë është ai i Xhumhurit jo pse janë më shumë por se argumentet janë me ta dhe se hadithet vërtetojnë se mosha pesmbëdhjetë vjeqare është mosha e pjekurisë tek dy gjinitë nëse më parë nuk ka pasur ejakulim e as nuk i kan dalur qimet rreth organeve gjenitale.
Por a do të thotë kjo se para kësaj moshe nuk arrihet mosha e pjekurisë? Jo asesi jo por cekëm se kjo moshë është moshë e pjekurisë kushtimisht nëse tek ai person nuk janë vërejtur shenjat e tjera edhe pse ka mundësi që njeriu në moshën nënt vjeqare të hyjë në këtë moshë.
Thotë Mugire: Kam ejakuluar për herë të parë në moshën dymbëdhjetë vjeqare. (23) Kurse Hasan ibën Salihu dhe Imam Shafiu thotë se kan parë grua njëzet e një vjeqare e cila ishte bërë gjyshe, ajo kishte hyrë në moshën e pjekurisë kur i mbushi nëntë vite e kur i bëri dhjetë vite lindi e njejta gjë ndodhi me bijen e saj.
4. Rritja e trupit me të cilën kuptojmë se më nuk është fëmijë gjithashtu trashja e zërit, rritja e gjoksit tek femrat etj.
Pra kjo është shenjë e përgjithshme edhe pse jo aq e sigurtë dhe adekuate.
5. Kurse tek dijetari Ebu Hanife konsiderohet shenjë edhe nëse burri i cili është martuar para moshës madhore dhe kurrfarë shenje nuk është paraqitur tek ai por ndodhë që gruan e tij ta lë shtatzënë atëherë prej momentit që merr vesh se gruaja e tij është shtatzënë ai konsiderohet i moshës madhore, sepse thotë Ebu Hanife nuk ka mundësi të ndodhë një gjë ë tillë vetëm se pas ejakulimit, gjithashtu edhe nëse femra që ka mbetur shtatzënë e para asaj kohe nuk është paraqitur tek ajo asnjë shenjë tjetër, kjo gjendje konsiderohet shenjë e pubertetit. (24)
Ky mendim është shumë i saktë dhe i mundshëm në teori por në praktikë i rrallë dhe ndoshta i pamundur, sepse nuk mendoj të ndodhë kjo gjë e mos të paraqitet para saj asnjë shenjë tjetër, por e rrespektoj këtë mendim dhe nuk e hudhi poshtë përkundrazi e konsideroj prej shenjave të sakta të pubertetit.
E dallohen femrat prej meshkujve me një shenjë shtojcë e ajo është ardhja e mestracioneve.
Thotë Ibën Haxheri: Ardhja e mestracioneve është shenjë e pjekurisë. Gjithashtu thotë se të gjithë dijetarët janë të një mendimi lidhur me këtë pikë. (25)
Mirëpo ata kanë disa mendime se cila është mosha më e re në të cilën mund ti vijnë mesrtacionet një femre.
E mendimi i saktë në këtë çështje është se mosha nëntë vjeqare është më e reja dhe se nuk ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë para kësaj moshe. Këtë mendim e përkrah Shafiu, Ahmedi, Begaviu (26), Ibën Haxheri (27), Mabarekufi (28) etj. Edhe pse disa dijetarë tjerë thonë se ka mundësi që para kësaj kohe të vijnë menstruacionet, mirpo edhe këta thonë se mosha më e saktë është ajo nëntë vjeçare.

Obligimet fetare pas kësaj moshe

Gjatë shtjellimit të temës sonë në fjalë thuajse e patëm të qartë dhe e kuptuam obligimin apo obligimet fetare me të cilat obligohet personi i kësaj moshe qoftë ai mashkull apo femër.
Por që të jemi sa më të qartë dhe ta kuptojmë ashtu siç duhet këtë çështje, vendosa që këtë çështje ta ndajë me titull të veqantë.
Personi i cili e arrinë moshën e pjekurisë apo pubertetit obligohen nga ana e Allahut, xheleshanuhu, me të gjitha obligimet fetare të cekura në Kur’an dhe në hadithet e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ve selam, gjithashtu ndalohet me çdo haram apo ndalesë e cekur në Kur’an apo Hadithe.
Nëse i kryejmë obligimet fetare atëher e lanë borxhin e tij ndaj Allahut, dhe në të kundërtën nëse i tejkalon normat fetare dhe i shkel ato atëherë pason dënimi. Gjishashtu sipas normave fetare personi i pas kësaj moshe obligohet ti bindet urdhërave dhe ligjeve shtetërore qoftë ky shtet Islam apo jo përderisa obligimet e këtij shteti nuk janë në kundërshtim me ligjet e Allahut të madhëruar. Kjo moshë nuk është kusht për martesë por martesa lejohet edhe para kësaj moshe.
اdo adhurim para kësaj moshe është i vlefshëm dhe shënohet si vepër vullnetare në librin e punëve të tij të mira, por nuk lirohet nga këto obligime, e duhet ti punoj prapë pasi të arrijë këtë moshë si p.sh.: Haxhi, agjërimi i Ramazanit, Zeqati etj.
Këshillë prindërve
Duhet të kenë kujdesë prindërit që fëmijët e tyre ti edukojnë në frymën Islame që në fëmijërinë e tyre ta mbjellin në zemrat dhe mendjet e tyre, çdo edukatë dhe cilësi të lartë ti përgadisin për atë ditë që kur të kërkohet prej tyre kryerja e obligimeve fetare mos të kenë kurrfarë vështirësie me ta, mos të ngurrojnë një gjë të tillë por ti presin obligimet fetare me zemër të hapur me buzëqeshje dhe plot bindje. Prindërit duhet para kësaj moshe ti tregojnë dhe mësojnë fëmijët në kryerjen e obligimeve fetare, ti marrin me vete në xhami që nga mosha shtatë vjeçare e nëse nuk ndëgjojnë apo përtojnë edhe ti rrafin ngapak në moshën dhjetëvjeçare, ti ushtrojnë me agjërimin e muajit të Ramazanit para kësaj moshe edhe nëse na dhimbsen, ti mësojmë të agjërojmë qoftë edhe gjysmë dite, kur ta shohim një lypës në rrugë ti japim fëmiut para dhe ta urdhërojmë tia japë të varfërit, e mësojmë këtë edukatë që të edukohet dhe mësohet shpirti dhe zemra e tij që të ndihmoj të tjerët. Ti mësojmë dhe tua shtimë në kokë mirë çështjen e pubertetit dhe tua tregojmë shenjat e tij dhe obligimet pas kësaj moshe që kur të arrinë në atë moshë të fillojnë menjëherë me adhurimet dhe obligimet ndaj Allahut.
E sidomos nënat kanë obligim që vajzave të tyre tua mësojnë mirë çështjen e mestracioneve që të jenë të përgaditura dhe mos të hamenden kur të vijnë ato, por ti kenë parasyshë obligimet që i presin pas saj e gjithashtu tua cekin çështjen se gjatë kohës së mestracioneve nuk lejohet falja e namazit e as agjërimi i Ramazanit por pas pastrimit duhet zëvendësuar me agjërim ditët e lëna të Ramazanit kurse namazi nuk zëvendësohet.
Pra me fjalë tjera prindërit janë ata që duhet kujdesur për fëmijët e tyre për këto çështje dhe mësimin e tyre, e mos ti lëmë ata në fatin e jetës dhe të rrugës apo shoqërisë së keqe.
Këshillë fëmijëve
Duhet pasur kujdes çdo fëmijë që të interesohet për mësimin e këtyre gjërave së pari nga prindërit e vet sepse në mësimin e këtyre gjërave nuk duhet të ketë turp, sepse janë pjesë të fesë dhe të realitetit , janë gjëra të vërteta dhe të pamohueshme e Allahu pasiqë nuk ka turp nga e vërteta (29) atëherë edhe ju nuk duhet të keni turp nga ajo, e aq më tepër femrat duhet të pyesin nënat e tyre e mos të ngurrojnë aspak e as të pyesin më të largëtit e tyre e ti lënë anash nënat e veta.
Thotë Aishja, radjallahu anha: Allahu i mëshiroftë gratë e Ensarve (banorëve të Medines) të cilat nuk i pengonte turpi ta pyesin Pejgamberin që ta mësojnë fenë e tyre. (30)

Përfundim

Këto ishin disa rregulla të shkurtërta lidhur me këtë çështje. U mundova të përmendi në to fjalën më të saktë të dijetarëve duke u bazuar dhe argumentuar me argumente qoftë nga Kur’ani apo suneti edhe pse argumentet nga suneti për këtë çështje janë më të shumta. Kam cekur në ndonjë çështje edhe ndonjë mendim tjetër të dijetarëve krahas mendimit të saktë e këtë e kam bërë ose për shkak se si fjalë është e njohur dhe e përhapur në masë ose bazohet në ndonjë argument të mirë, por fjala e vetme e vërtetë është ajo e argumentuara me argumente më të sakta dhe më të shumta apo vetëm më të saktë. Është studim modest por në emër të Allahut i majfton lexuesit nëse e kupton si duhet.
Nuk kam pasur për qëllim që ti mësoj vëllezërit e mi sepse ndoshta shumica e tyre janë më të ditur se unë në këtë çështje por kam pasur qëllim rikujtimin e tyre , e rikujtimi lejohet të bëhet nga më i vogli dhe më i padituri. Thotë Allahu: “ Përkujto sepse përkujtimi u bën dobi besimtarëve ”.
E lus Allahun së pari të më bëj dobi mua me këtë punim pastaj të gjithë besimtarëve në këtë botë dhe në botën tjetër. AMIN!

Shkroi: Lulzim Susuri

 

Back