Metoda për edukimin e fëmijëve

25/05/2011 21:40

 

 

 

 

 

 

Shkruar nga Blerta Shaqiri   

 



Fëmijët janë filizat e jetës...






Fëmijët janë filizat e jetës...Eshtë detyrë e prindërve që të përkujdesen për miërrritjen dhe lumturinë, edukimin e shëndoshë të shpirtit e të mendjes së tyre, për t’i bërë të aftë që të përballojnë sprova e kësaj jete...

Në vazhdim po i përmendi disa medota të dobishme për edukimin e fëmijës:

1.Fjala është hapi më i rëndësishëm në edukimin e fëmijës.
2. Mos i thoni njëherë mirë, njëherë keq për të njëjtin veprim.
3.Mundohuni t’i bindni duke i bërë t’ju besojnë.
4. Mos nënvlerësoni cdo gabim që e bëjnë.
5. Mos shpjegoni gjëra, që mund të quhen ”të fshehta” në prani të tyre.
6. Ashtu si ashpërsia  e tepruar, edhe butësia e tepruar është e dëmshme.
7. Të qenit i vendosur, e pengon fëmijëntë bëjë një veprim të keq.
8. Lavdëroje fëmijën tënd kur të jetë i mirë, apo kur të shfaqë ndonjë gjest të mirë në çdo sjellje. Stimulojeni me buzëqeshje, shikim dhe me fjalë.
9. Me ofrimin e dashurisë e vëmendjes, ju e mësoni fëmijën tuaj t’jua rikthejë.
Mos i bërtitni fëmijës
10. Mos me cilësuar me inat para tjerëve, apo me krahasuar me fëmijë tjerë.
11. Mos e përdor metodën e goditjes, nënçmimit, se ajo nuk është e përshtatshme, por ajo e bën të ndjen dobësi dhe të brengoset, por merr masa tjera ndëshkuese, si për shembull dënimi me privim, apo ndalesë për të dalë jashtë, apo ndalesë për të përdorur ndonjë gjë e dashur te fëmija.
12. Bëjani me dije mospajtimin tuaj.
13. Flisni fëmijës drejt pa imitime apo deformime të fjalëve.  
14. Ofroni besim fëmijës tuaj duke ju drejtuar me fjalët “Unë besoj që mund ta realizosh këtë”. Kësisoji vetvetiu zhvillohet vetëbesimi tek fëmija.   

 

 

Back