Kurani dhe truri
28/05/2011 08:17
Duke folur për një prej krerëve të idhujtarëve, i cili e ndaloi Muhamedin të falej në Qabe, në Kuran thuhet:
“Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim atë prej naasijeh (1).Nasijeh gënjeshtare dhe mëkatare.” (Kuran, 96: 15-16)
Përse Kurani e përshkruan pjesën e përparme të kokës si gënjeshtare e mëkatare? Cila është lidhja midis kësaj pjese, nga njëra anë dhe gënjeshtrës e mëkatit, nga ana tjetër? Po të shikojmë ndërtimin e trurit (fig. 12), vëmë re se në këtë vend ndodhet pjesa paraballore e trurit. Çfarë thonë fiziologët për funksionin e kësaj zone? Libri “Bazat e Anatomisë dhe Fiziologjisë” thotë për këtë zonë: “Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodhin në pjesën e përparme të lobeve ballore, në zonën paraballore.” (2) Gjithashtu, libri thotë: “Për shkak se zona paraballore merr pjesë në motivim, mendohet se ajo është qendra përgjegjëse për agresionin …“ (3)
Figura 12: Regjionet funksionale në hemisferën e majtë të korteksit cerebral. Zona paraballore gjendet në pjesën e përparme të korteksit cerebral (Essentials of Anatomy & Physiology, Seeley and others, f. 210.)
Kjo pjesë e trurit pra është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe fillimin e veprimeve të mira apo të këqija, si dhe për thënien e gënjeshtrave apo të vërtetave. Kështu, është mjaft e saktë ta përshkruash pjesën e përparme të kokës, ashtu siç përshkruhet në Kuran si gënjeshtare apo mëkatare, kur dikush gënjen apo bën mëkate.
Sipas Prof. Keith L. Moore ky funksion i zonës paraballore është zbuluar nga shkencëtarët vetëm në gjashtëdhjetë vitet e fundit. (4)
(1) Pjesa e përparme e kokës.
(2)“Essentials of Anatomy and Physiology”, Seeley dhe të tjerët, f. 410.
(3) “Essentials of Anatomy and Physiology”, Seeley dhe të tjerët, f. 211.
(4) “El-Exhaz fii el-Nasijeh (The Scientific Miracles in the Front of the Head)”, Moore dhe të tjerët, f. 41.
———
Back